Kush është i riu, qe morri 1500€ për sulmin me tritol në shkodër.

Kush është i riu, qe morri 1500€ për sulmin me tritol në shkodër.
👉 Shiko më shumë 👈

15:45
Detaje të reja janë zbuluar nga sulmi me tritol në Shkodër që la pas një viktimë në vigjilie të ndërrimit të viteve. Policia ka zbuluar së për këtë sulm është dhenë një shumë prej 1500 euro, e ndërsa besohet se kjo është ndarë më 3 anëtarët e grupit. Gerti Bushati dyshohet si personi që ka instaluar lëndën plasëse e ndërsa shokët e tij kanë ndihmuar në vëzhgimin e viktimës.

Ky është Geri Bushati, 27-vjeçari që dyshohet se ka marrë një shumë prej 1500 euro për të vendosur një sasi tritoli në kabinën elektrike në një pallat ku si pasojë e shpërthimit humbi jeten 67-vjeçari Hysni Ymeraj.

Bushati dyshohet se pasi ka marrë paratë ka organizuar grupim me Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi ku rolet e tyre ishin të mbikëqyrnin viktimën dhe lëvizjet e tij në qytet.

Kamerat e sigurisë kanë verifikuar Bushatin duke kaluar në lagjen “Manush Alimani” ku më pas kanë çuar në ndalimin e tij.

Policia ka zbuluar se nga vëzhgimi i kryer ka rezultuar se Bushati ka pasur takime me 3 persona që tashme janë vënë nën hetim.

Një tjetër provë e fortë janë edhe disa që besohet se janë përdorur nga Gerti Bushati në kohën kur u vendos lëndë plasëse dhe që më pas ato janë hedhur në periferi të qytetit.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar si provë materiale 28 celularë, një automjet “Mercedes-Benz”, municion, sasi parash në lekë dhe euro, lëndë narkotike, një sasi kokaine, 3 pajisje GPS gjurmimi, 2 kamera sigurie dhe një laptop.

Asnjë nga personave të ndaluar nuk rezultojnë të jenë më të shkuar kriminale, e ndërsa hetuesit presin rezultate nga zbërthimi i telefonave të sekuestruar.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈