“Trepça” nis verifikimin e pronave të kthyera

“Trepça” nis verifikimin e pronave të kthyera
👉 Shiko më shumë 👈

Shoqëria aksionare “Trepça” ka njoftuar nisjen e procesit të verifikimit të pronave të kthyera.

Sipas njofitmit, verifikimi po realizohet përmes aplikacioneve zyrtare të Kadastrës së Kosovës dhe Google Maps-it.
“Pas përfundimit të fazës së parë të kthimit të pronave te titullari “Trepça” Sh.A., ka nisur me sukses procesi i verifikimit në terren.

Verifikimi po realizohet përmes aplikacioneve zyrtare të Kadastrës së Kosovës dhe Google Maps-it, duke krahasuar të dhënat kadastrale me gjendjen reale në terren.

Ky proces po siguron saktësimin e kufijve, identifikimin e parcelave dhe konfirmimin e pronësisë, si hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe menaxhimit të rregullt të pronave të ndërmarrjes.

“Trepça” Sh.A. vazhdon punën me transparencë dhe përkushtim për ruajtjen e pasurisë publike” thuhet në njoftimin e “Trepça” sh.a.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈